Lidhje

Bisedimet e Gjenevës me Iranin përfundojnë pa rezultat


Pas më shumë se pesë orë negociatash, raundi më i fundit i bisedimeve intensive për çështjen e programit bërthamor të Iranit, përfundoi përsëri pa rezultat. Megjithë praninë për herë të parë të një zyrtari amerikan në tryezën e bisedimeve, nuk u bë asnjë përparim për këtë çështje të debatueshme.

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i përshktoi negociatat përgjithësisht konstruktive. Por ai pranoi se Irani nuk dha ndonjë përgjigje të qartë ndaj propozimit të Perëndimit për të pezulluar aktivitetin e tij bërthamor në shkëmbim të stimujve ekonomikë dhe diplomatikë.

"Tani shpresoj shumë që pas zhvillimit të këtij debati dhe shkëmbimit të pikpamjeve, Dr. Xhelili do të shkojë në Teheran dhe do të informojë autoritetet dhe do të presim nëse do të marrim ndonjë përgjigje pozitive prej andej. Do të ishte me shumë rëndësi që kjo përgjegje të jepej, për shembull, brenda dy javëve. Mbetem në pritje të kësaj përgjegjeje dhe shpresoj shumë se kështu do të ndodhë".

Shumë parashikime pozitive dhe shpresa i paraprinë raundit të tanishëm të bisedimeve dhe për herë të parë një zyrtar i lartë amerikan ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve. Analistët e vlerësuan pjesëmarrjen e zyrtarit amerikan në bisedime si një ndryshim të politikës së Administratës së Presidentit Bush ndaj Iranit.

Më parë, Uashingtoni kishte këmbëngulur se nuk do të zhvillonte bisedimeve të drejt për drejt ame Iranin, para se ky vend të ndërpriste aktivitetin e pasurimit të uraniumit, si parakusht për mbajtjen e bisedimeve të tilla. Por, ndryshe nga sa ishte deklaruar më parë, nënseretari i Shtetit, Uilliam Bërn u dërgua për të marrë pjesënë takimin e djeshëm.

Megjithëse asgjë konkrete nuk doli nga bisedimet, zoti Solana tha se prania e nënsekretarit Bërns në vetvete ishte një kontribut i rëndësishëm në negociata.

"Ishte shumë e rëndësishme që gjithsekush në Iran të vlerësojë rëndësinë e këtij takimi nga pikpamja e pjesëmarrësve në tryezën e bisedimeve. Siç e dini, ne i kemi paraqitur Teheranit tri dokumente, një letër, një paketë stimujsh dhe një perspektivë të qartë, të nënshkruara nga udhëheqësit e vendeve të përfaqësuar në bisedime. Sot, në tryezën e bisedimeve ishin përfaqësuesit e të gjitha vendeve. Prandaj takimi ishte me rëndësi tepër të madhe dhe gjithsekush duhet ta ketë të qartë këtë".

Përfaqësuesit nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia morën pjesë në bisedimeve krahas të dërguarve të Bashkimit Evropian, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në takim, Irani paraqiti një letër të gjatë, të cilën zoti Solana e karakterizoi si të mbushur me detaje. Ai tha se ajo nuk përbënte ndonjë përgjigje ndaj propozimit të Perëndimit. Por kryenegociatori iranian tha se paketa e stimujve përmbante shumë ide pozitive.

Ai tha se brenda dy javësh do t'i japë Havier Solanës përgjigje, me telefon ose duke u paraqitur personalisht, për gatishmërinë e Teheranit për të pranuar propozimet e Perëndimit. //iç//

XS
SM
MD
LG