Lidhje

SHBA: Sekretari i Thesarit flet per ekonominë amerikane


Administrata e Presidentit Bush thotë se ekonomia amerikane gjatë muajve të ardhshëm do të vazhdojë të ketë një rritje të ngadaltë, por është e konsoliduar. Korresponenti i Zërit të Amerikës, Sekretari i Thesarit, Henri Polson dha vlerësimet e tij për situatën ekonomike pas një jave të trazuar në sektorin banker dhe të huave, si dhe rritjes së vrullshme të çmimeve të naftës.

Që nga fundi i vitit të kaluar, prodhimi i përgjithshëm kombëtar vazhdoi me një ritëm tepër të ngadaltë, por mundi të shmangte rënien që do të sinjalizonte ngecjen.

Duke folur në programin "Face the Nation" të kanalit televiziv CBS, Sekretari i Thesarit, Polson, nuk mohoi klimën e sotme të vështirë ekonomike, por shprehu besim për perspektivën e Amerikës.

"Ekonomia jonë është duke kaluar një periudhë sfide. Tre problemet e mëdha që ndeshim në këto momente janë, së pari ai i shtëpive. Së dyti, trazirat në tregjet financiare dhe së treti çmimet e larta të naftës, të cilat do të zgjasin ngadalësimin ekonomik. Por ekonomia jonë ka themele shumë të forta".

Që nga rritja e madhe ekonomike nga viti 2002 deri në vitin 2006, vlerat e shtëpive kanë rënë në pjesën më të madhe të vendit. Kësaj i shtohet dhe një numër rekord i shtëpive të marra nga bankat për mospagesa të huave, gjë që ka tronditur besimin në institucionet huadhënëse. Javën e kaluar, shenjat treguan se rënia është duke ndikuar operacionet e dy institucioneve huadhënëse gjigande të mbështetura nga shteti, Fannie Mae and Freddie Mac, ndërkohë që në të paktën një bankë vendase private, klientët qendruan në radhë përpara dyerve të saj për të tërhequr paratë nga llogaritë e tyre.

Sekretari Polson tha se për të qetësuar tregjet financiare është e nevojshme një ndërhyrje e menjëhershme dhe kështu do të krijohet mundësia për një shtytje në sektorin e shtëpive.

"Çelësi për të kaluar këtë gjendje të vështirë ekonomike është që sektori i shtëpive ta kalojë sa më shpejt krizën dhe të ketë mundësi që çmimet e shtëpive të stabilizohen. Dhe një mundësi është që blerësit t'i afrohen tregut. Blerësit kanë nevojë për hua. Kështu që institucionet e huave janë tepër të rëndësishme".

Administrata e Presidenti Bush është dike i bërë thirrje Kongresit të lejojë qeverinë federale të blejë aksione në institucionet huadhënëse në vështirësi dhe të shtojë shumat e kredive federale për to.

Në lidhje me frikën e publikut për dështimet e bankave, zoti Polson u rikujtoi amerikanëve se shumica e llogarive bankare janë të siguruara në shkallë federale deri në 100 mijë dollarë, kështu që çdo nevojë për tërheqje të menjëhershme të parave është e panevojshme.

Në lidhje me energjinë, Sekretari i Thesarit tha e kostoja e lartë e karburantit do të vazhdojë të errësojë të arshmen ekonomike dhe se Amerika ka nevojë të prodhojë më shumë naftë ndërkohë që të konsumojë më pak. Presidenti Bush i ka kërkuar Kongresit të autorizojë zgjerimin e çpimeve për naftë në ujërat territoriale të Amerikës dhe në disa zona të ndjeshme ekologjike, si në Alaskë.

Por Kryetarja deomkrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, tha se do të duhen vite që nga çpimet shtesë të prodhohet naftë dhe furnizimet shtesë do të kenë vetëm efekt minimal në çmimet e benzinës. Duke folur në programin e vonë të mbrëmjes, në CNN, zonja Pelosi tha se është një zgjidhje shumë më e shpejtë; hapja e rezervave të qeverisë federale, Rezervat Strategjike të Petrolit.

"Ajo që thonë demokratët është: 'Zoti President, nxirr naftë nga Rezervat Strategjike të Petrolit'. Atje ndodhen mbi 700 milion fuçi me naftë, dhe themi që të merren 10% e tyre, për të cilat taksapaguesit amerikanë kanë paguar, dhe hidhe në treg".

Rezervat Strategjike të Petrolit janë krijuar për t'u përdorur në rast të një ndërprerjeje të madhe të furnizimeve me naftë, nga e cila kërcënohet siguria kombëtare dhe ekonomike e Amerikës. Zonja Pelosi tha se çmimet rekord të naftës dhe atë që ajo e quan ngecje ekonomike, kërkojë përdorimin e tyre. Pas muajsh të rritjeve konstante, çmimet e naftës ranë me shpejtësi javën e kaluar, duke arritur nën 130 dollarë për fuçi. //iç//

XS
SM
MD
LG