Lidhje

Serbia po rikthen ambasadorët e saj në kryeqytetet e vendeve evropiane


Serbia po rikthen ambasadorët e saj në kryeqytetet e vendeve evropiane që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në fillim të këtij viti.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha dje se shpreson që qeveria rë aprovojë një propozim në fund të javës për rikthimin e shumicës së ambasadorëve, të cilët ishin thirrur në Beograd në shenjë proteste kundër njohjes nga Evropa të Kosovës.

Zoti Jeremiç u tha gazetarëve se qëllimi është përmirësimi i marrëdhënieve midis qeverisë së re pro-perëndimore të Beogradit dhe Bashkimit Evropian, duke i hapur rrugën hyrjes së Serbisë në bllokun prej 27 vendesh.

Më shumë se 40 vende, duke përfshirë shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë njohur Kosovën pasi qeveria e shqiptarëve në Prishtinë shpalli pavarësinë nga Beorgradi në muajin shkurt.

Zoti Jeremiç tha se nuk ka plane për rikthimin e ambasadorëve në vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë mbështetur krijimin e shtetit për Kosovë, si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia. //iç//

XS
SM
MD
LG