Lidhje

Çmimet e naftës shënojnë uljen më të madhe në 6 javë



Çmimet e naftës bruto ranë në nivelin më të ulët në 6 javë ndërkohë që janë zbutur shqetësimet rreth problemeve që mund të krijojë te furnizimet me naftë një stuhi tropikale në Gjirin e Meksikës.

Çmimi i naftës ra më shumë se 5 dollarë në bursën e Nju Jorkut, duke u ulur nën 126 dollarë për fuçi. Rënia erdhi pas parashikimeve se Stuhia Tropikale Dolly nuk do të prekte disa objekte të rëndësishme nafte.

Çmimi i naftës ka rënë më shumë se 20 dollarë nga rekordi prej mbi 147 dollarë që arriti në fillim të këtij muaji.

Senati amerikan votoi sot për të filluar debatin rreth kufijve të propozuar për tregtinë spekulative të bursës. Demokratët thonë se spekullime të tilla janë faktori kryesor për rritjen e çmimeve të naftës. Republikanët thonë se nëse i jepet fund kufizimeve që i janë vënë kompanive amerikane për nxjerrjen e naftës në det, kjo do të ndikonte më shumë në rënien e çmimeve.//lk

XS
SM
MD
LG