Lidhje

Mënyrë e re për trajtimin e depresonit. Kanceri i zorrës së trashë.


Trajtimi i depresionit

Organizata botërore e shëndetësisë përllogarit se rreth 10 përqind e njerëzve në botë vuajnë nga forma të ndryshme depresioni, por vetëm 1 e treta e tyre i nënshtrohen ndonjë një trajtimi. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionë vetë vuajnë nga depresioni dhe për shumë prej tyre barnat nuk bëjnë efekt. Tani mjekët po provojnë një teknikë e cila duket premtuese për trajtimin e disa rasteve të rënda depresioni.

Depresioni është jo thjesht ndjenjë dëshpërimi, por shrregullim që karakterizohet nga përzgjatja e dëshpërimi. Psikologu Majkëll Mëki pranë klinikës së Klevelandit në shtetin Ohajo thotë se një prej simptomave kryesore të depresionit është vështirësia për t’u përqëndruar, për të menduar qartë, për të kujtuar gjërat. Është vështirësia për të përcaktuar objektivin, si dhe mungesa e këmbënguljes për të arritur atë që synon.

Depresioni prek zakonisht njerëzit nën 45 vjeç, mosha më aktive e më prodhuese, megjithëse nga kjo mund të preken edhe persona të moshave të tjera. Depresioni u sjell bizneseve një humbje prej miliarda dollarësh në vit si pasojë e rënies së prodhimit. Gjithashtu kjo sëmundje sjell edhe pakësimin e të ardhurave për njerëzit që vuajnë prej saj.

Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotë se shpesh i duket vetja si një njeri pajetë por në lëvizje. Asgjë nuk i ngjall interes.

Doktor Ali Rizai, neurolog në klinikën e Klevelandit po kryen një procedurë për të të stimuluar zonën e trurit që lidhet me depresionin. Ai thotë se gjuha e trurit është elektriciteti dhe duke dërguar rrymë elektrike në tru, aktualisht neurologët përpiqen të bllokojmë pjesë të ndryshme të trurit ose të aktivizojmë pjesë të tjera të tij.

Në këtë rast, impulse elektrike janë aq të lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurë kryehet ndërsa pacienti është zgjuar por nën ndikimin e anestezisë.

Mjekët kanë vendosur një pajisje me bateri në gjoksin e pacientes. Pajisja është e lidhur me fije nënlëkurë që zgjaten deri në trurin e pacientes dhe impulset bëjnë që ajo të mos bjerë në gjendje depresive.

Kanceri i zorrës së trashë

Studimet e më parëshme kanë treguar se nëse një pjestar i familjes ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, nga kjo sëmundje mund të preken edhe të tjerë brenda familjes. Por studimet rreth këtij problemi tani tregojnë se shanset për shmangjen e vdekjes nga kanceri i zorrës së trashë janë më të mira për një person që në familjen e tij ka patur ose ka të afërm me këtë lloj sëmundjeje.

Kjo duket e pa arsyeshme, jashtë llogjikës, por një studim i kohëve të fundit tregon se njerëzit me një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë kanë më pak gjasa të vdesin nga kjo sëmundje ose që kjo sumundje të rishfaqet. Dhe gjasat e tyre janë më të mira sesa ato të personave që nuk kanë një histori me kancer të tillë në familje.

Mjekja Xhenifer Çan kryesoi një grup shkencëtarësh që analizuan mbi 1 mijë pacientë me kancer në zorrën e trashë. 80 përqind e tyre kishin një të afërm të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Rezultati kryesor ishte se gjendja e këtyre pacientëve ishte përmirësuar. Shkencëtarët i vëzhguan ata për 8 vjet. Gjatë kësaj periudhe, një numër prej tyre iu nënshtrua edhe operacionit për heqjen e kancerit. Rezultatet përsëri treguan se tek pacientët me histori kanceri në familjet e tyre, niveli i rishfaqejs së kancerit pas operimit, ra 25 përqind. Mjekja Çan thotë se këto rezultate janë befasuese. Ajo përpiqet t’i shpjegojë duke thënë se në këtë rast një faktor mund të jetë edhe ndryshimi në përbërjen molekulare të kancerit, pra që pacienti trashëgon gjenin i cili shton rrezikun e prekjes nga kanceri, por njëkohësisht ndikon edhe në sjelljen biologjike apo ecurinë e sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë e saj për t’u rikthyer.

XS
SM
MD
LG