Lidhje

Udhëheqësit e Zimbabves takohen për t'i dhënë fund krizës


Sot zhvillohen bisedimet mes partisë në pushtet dhe asaj opozitare të Zimbabves, me synimin për t’i dhënë fund krizës në vend. Bisedimet mes Presidentit Robert Mugabe dhe udhëheqësit të opozitës, Morgan Zangirai zhvillohen në Pretoria, në Afrikën e Jugut. Ato mbahen në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar dje mes të dy rivalëve politikë, në kryeqyetin e vendit, Harare. Ky është takimi i parë mes tyre në një dekadë. Marrëveshja e djeshme kërkon formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, me pjesëmarrjen e të dy partive, për t’i dhënë fund dhunës.

Po sot, diplomatët thonë se Bashkimi Evropian ka rënë dakord t’i shtojë sanksionet ndaj Zimbabves, një muaj pas dënimit gjerësisht të balotazhit, gjatë të cilit zoti Mugabe ishte kandidati i vetëm. Zyrtarët e BE-së thonë se ministrat e jashtëm u shtuan 37 persona dhe 4 kompani sanksioneve ekzistuese kundër zotit Mugabe dhe përkrahësve të regjimit të tij.//lk

XS
SM
MD
LG