Lidhje

Takimi Çavez-Medvedev, forcimi i lidhjeve dy-palëshe


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev zhvilluan bisedime mbi forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

Pas mbërritjes në Moskë zoti Çavez tha se bashkëpunimi i ndërsjellë do të garantojë sovranitetin e Venezuelës që sipas tij, kërcënohet nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Medvedev tha se kontaktet midis dy vendve janë bërë shumë të qëndrueshme e dinamike dhe i quajti lidhjet e ngushta humanitare e kulturore si shenjë e marrëdhënieve të përmirësuara.

Të dy udhëheqësit ishin të pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve midis kompanive ruse dhe kompanisë shtetërore të të nafës të Venezuelës dhe një marrëveshje për eksplorim të përbashkët në rajonin Orinoko të pasur me naftë në Venezuelë.

Më pas, zoti Çavez u takua me kryeministrin rus Vladimir Putin dhe e ftoi atë për një vizitë në Venezuelë. Zoti Putin premtoi so do ta vizitonte, por nuk tha se kur. (ze)

XS
SM
MD
LG