Lidhje

Filmi "X-Files" nis paraqitjen në kinematë amerikan


Filmi “X- Files” ka nisur paraqitjen në kinematë amerikane. Ekranizimi kinematografik i këtij filmi, është i ndryshëm nga seriali televiziv, I cili zgjati rreth 4 vjet. Ndërkaq premiera evropiane e filmit “Kalorësi i Errët” është shoqëruar me një incident. Aktori kryesor filmit, është ndaluar për rreth 4 orë në polici, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

1.Filmi “X-Files”, rikthehet mbas gjashtë vitesh, kësaj rradhe në ekranin e kinemasë. Tre protagonistët, regjizori i filmit Chris Carter, si dhe aktorët kryesorë, David Duchovny dhe Gillian Anderson, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë paraqitjes së tyre përpara gazetarëve ata kanë theksuar se ekranizmi kinematografik, i serialit të njohur televiziv ”X – Files”, ka një subjekt krejtësisht të shkëputur nga serialet e mëparshme. Kanë kaluar 10 vjet që nga nisja e serialit mjaft të ndjekur televiziv,”X-Files”, dhe 6 vjet që nga përfundimi i tij në ekranin e televizionit. Ai ka shënuar rreth 202 seri televizive, duke u bërë një nga telefilmat më të ndjekur jo vetëm për shikuesit amerikanë. Gjatë kësaj kohe dy protagonistët kryesor, kanë punuar në filma dhe projekte të tjera. Filmi nisi nga data 25 korrik paraqitjen në kinematë amerikane, ndërsa në disa vende europiane ka nisur shfaqja që nga data 24 korrik.

2.Estelle Gate,një prej pesonazheve më të dashur të telenovelave amerikane me titull :”Golden Girls”, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjecare. Ajo u bë e famshme me rrolin e Sophia Spirrelli, në telekomedinë “The golden Girls”. Ajo ka marrë pjesë dhe në filma të tjerë, ku ka interpretuar po në të njëtin rrol. Filmat e tjerë kua ajo ka qenë pjesmarrëse është “ The golden palace”, “Nurses”, Empty nest” dhe “Blossom”. Për këtë rrol ajo është vlersuar me një cmim Emmy dhe si dhe Globin e Artë. Ajo u shkëput nga paraqitjet e saj publike që në vitin 2000, për arsye shëndetësore. Gate u diagnostikua fillimisht me parkinson, por më pas situata e saj shëndetësore u rëndua dhe me humbje kujtese, derisa në datën 22 korrik, u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Bulevardin Hollywood.

3. Personazhi kryesor i filmit “Kalorësi i Errët” Christian Bale, është mbajtur në një stacion policie në Londër, për rreth 4 orë. Sipas njoftimeve të policisë, ai është ndaluar, pas ankimeve të nënës dhe motrës së tij, sipas të cilave ai ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur në hotelin Dorchester në Perëndim të Londrës ditën e djelë.
Përfaqësuesit e aktorit nuk dhanë asnjë koment për këtë ngjarje, për mos të ndikuar në premierën evropiane të filmit ”Kalorësi i errët”, ku Bale është personazhi kryesor. //mm//

XS
SM
MD
LG