Lidhje

Jepet premiera e filmit “Vota e lëkundur” në Hollivud


Në Hollivud u dha premiera e filmit “Swing vote”, ku interpretojnë aktorë të njohur, si Kevin Kostner, Nathan Lane, Dennis Hopper dhe Kellsi Gremër. Subjekti i filmit bazohet në një histori me nuanca të theksuara humorisike, mbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku fituesi përcaktohet vetëm nga një votë. Pikërisht ky detaj i jep filmit tone komike, edhe pse i gjithë aksioni i tij zhvillohet në një situatë politike. Aktori Kevin Kostner tha në ceremoninë e shfaqjes, se filmi “Swing Vote”, që do të thotë “Vota e Lëkundur”, është mjaft aktual në një vit zgjedhjesh presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe u kujton votuesve se sa e rëndësishme është pjesëmarrja në votime, ku edhe një votë e vetme është e vlefshme. Filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane të premten e ardhshme, më 1 gusht.

XS
SM
MD
LG