Lidhje

Ahmadienexhad: Kemi 6,000 centrifuga për pasurimin e uraniumit


Presidenti iranian Mahmoud Ahmadienexhad tha se vendi i tij tani ka deri në 6 mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit, një rritje e rëndësishme në krahasim me një vit më parë.

Media shtetërore iraniane tha të shtunën se presidenti e bëri të ditur këtë njoftim në një takim me profesorët në qytein verilindor të Mashadit. Gjatë fjalimit të tij, zoti Ahmadinejad theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore janë tërhequr nga kërkesat e tyre dhe tani e kanë pranuar që Irani mund të vazhdojë pasurimin e uraniumit me 6 mijë centrifugat aktuale.

Mendohej që Irani kishte në funksionim 3,500 centrifuga për pasurimin e uraniumit në centralin e tij kryesor bërthamor, Natanz.

Në muajin prill, Presidenti Ahmadinexhad paraqiti planin për të instaluar 6 mijë centrifuga të reja, të cilat do t'i japin një hov të mëtejshëm aftësive të Iranit për pasurimin e uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për armë bërthamore, por Irani thotë se programi i tij është për të prodhuar energji. //bsa//

XS
SM
MD
LG