Lidhje

Serbët në Bosnjë, tubime në mbështetje të Radovan Karaxhiçit


Serbë të Bosnjes kanë organizuar tubime në një numër qytetesh në Republikën Serbe të Bosnjes në mbështetje të ish-udhëheqësit të tyre Radovan Karaxhiç, i cili u arrestua të hënën e kaluar.

Të paktën 1 mijë e 500 vetë u mblodhën të shtunën në një kodër të qytetit Pale, qendra e veprimtarisë së Karaxhiçit gjatë kohës së luftës. Një tjetër tubim i madh u organizua në Banja Lluka, qendra administrative e Republikës Serbe të Bosnjes. Protestuesit mbanin në duar tabela dhe parulla ku shprehnin mbështetjen e tyre për Karaxhiçin, të cilit i referoheshin me termin ‘hero’.

Autoritetet serbe e arrestuan Karaxhiçin në një periferi të Beogradit, pas 13 vjet përpjekjesh për kapjen e tij. Idh-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç akuzohet për krime lufte, përfshirë gjenocid.

Të shtunën në Beograd, avokati i Karaxhiçit Svetozar Vujaçiç nuk pranoi të konfirmonte nëse kishte respektuar afatin për dorëzimin brenda ditës së djeshme të dokumentave për të apeluar ekstradimit e tij në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte. //bsa//

XS
SM
MD
LG