Lidhje

Mekejn, Obama flasin për trupat amerikane në Irak


Kandidati republikan për presidenti Xhon Mekejn akuzoi rivalin e tij Barak Obama se nuk e kupton se çfarë rrezikohet në Irak.

Në një intervistë të transmetuar në një televizion amerikan të dielën, senatori Mekejn mbrojti deklaratën e tij se senatori Obama i Partisë Demokrate do të zgjidhte më parë humbjen e luftës sesa humbjen e zgjedhjeve.

Zoti Mekejn tha se zoti Obama e kishte kundërshtuar rritjen e numrit të trupave amerikane në Irak vitin e kaluar për përfitime politike. Zoti Mekejn e mbështeti shtimin e trupave dhe thotë se kjo ka ndihmuar ta bëjë Irakun një aleat të qendrueshëm në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë të veçantë në një televizion amerikan të transmetuar po të dielën, senatori Obama pranoi se rritja e numrit të trupave amerikane ka ndihmuar në uljen e nivelit të dhunës në Irak. Por ai tha se edhe nismat irakiane për të luftuar militantët kanë ndihmuar në përmirësimin e sigurisë.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një politikë të re të jashtme e cila përdor nisma ushtarake, diplomatike, ekonomike, kulturore dhe arsimore. //bsa//

XS
SM
MD
LG