Lidhje

13 të vdekur nga vërshimet e ujërave në Ukrainë


Zyrtarët në pjesën perëndimore të Ukrainës thanë se vendi është përfshirë nga vërshimet më të mëdha në një shekull dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur të paktën 13 vetë në afërsi të kufirit me Rumaninë, ku njoftohet se kanë vdekur 4 persona.

Ministri ukrainas i emergjencës tha se pesë nga viktimat ishin fëmijë që ishin rrëmbyer nga ujërat, kur disa lumenj dolën nga shtrati.

Autoritetet evakuan rreth 7000 banorë pasi vërshimet përmbytën rreth 20 mijë shtëpi.

Presidenti Viktor Jushçenko arriti në këtë rajon të Ukrainës të dielën për të parë nga afër dëmet. Rajonin e ka vizituar edhe kryeministrja Julia Timoshenko. //bsa//

XS
SM
MD
LG