Lidhje

Biberaj: Vonesat në hapjen e dosjeve, pengesë për integrim në Evropë


Midis disa projekt-ligjeve të tjera, Parlamenti i Shqipërisë nuk po arrin në këto seanca të fundit të këtij sezoni që të kalojë edhe projekt-ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve shtetërorë, apo siç quhet nga publiku - ligji për hapjen e dosjeve të diktaturës. Tre projekt-ligjet e depozituara prej afro 2 vjetësh në komisionin e ligjeve u shtynë për në sezonin e vjeshtës. Kryetari i Delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të tij, Aleksandër Biberaj, thotë se vonesat në zbardhjen dhe dënimin e krimeve të diktaturës janë një tjetër pengesë për t'u integruar në institucionet europiane. //bsa//

XS
SM
MD
LG