Lidhje

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët që nga 6 maji


Çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë në nivelin më të ulët që nga 6 maji për shkak të rënies së kërkesës dhe ngritjes së vlerës së dollarit.

Çmimi i naftës ra në 120 dollarë e 42 cent për fuçi gjatë shkëmbimit në Nju Jork, mbi 26 dollarë nën nivelin rekord prej më shumë se 147 dollarësh, që arriti në fillim të këtij muaji.

Presidenti i OPEK-ut tha se çmimet e naftës do të bien në rreth 78 dollarë për fuçi nëse vazhdon të rritet vlera e dollarit dhe përmirësohen tensionet politike në botë.

Një dollar më i fortë ndihmon në rënien e çmimeve sepse e bën naftën më pak tërheqëse për investitorët, të cilët blejnë produkte për t’u mbrojtur nga rënia e vlerës së monedhës amerikane.


XS
SM
MD
LG