Lidhje

Beograd: Manifestim i ultranacionalistëve në mbështetje të Karaxhiçit


Beogradi po përgatitet për një manifestim të ultranacionalistëve në mbështetje të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.

Organizatorja e manifestimit, Partia Radikale, shpreson për një pjesëmarrje të madhe. Disa ultranacionalistë e konsiderojnë hero të dyshuarin për krime lufte.

Avokati i Karaxhiçit tha se e apeloi ekstradimin e klientit të tij në Gjykatën e Hagës. Ai tha se i çoi dokumentat në postë para se ajo të mbyllej të premten.

Dokumentat nuk kanë arritur ende në Hagë. Avokati konfirmoi se ai nuk donte që ekstradimi të bëhej para protestës së planifikuar për sot në Beograd.

Protesta e sotme zhvillohet një javë pas kapjes së Karaxhiçit në Beograd, ku ai banonte lirisht me emrin Dragan Dabiç dhe praktikonte mjeksi alternativë. (ze)
XS
SM
MD
LG