Lidhje

Presidenti Bush firmos ligjin që ndihmon pronarët e shtëpive


Presidenti Xhorxh Bush nënshkroi sot në Shtepinë e Bardhë një ligj që synon të ndihmojë rreth 400 mijë pronarë shtepish që përballen me probleme financiare në pagesat e kredive të marra, si dhe dy kompanitë më të mëdha huadhënëse amerikane.

Në një deklaratë të Shtepisë së Bardhë thuhet se administrata shpreson që zbatimi i këtij ligji të përmirësojë besimin dhe qëndrueshmërinë e tregjeve dhe të përmirësojë mbikqyrjen e kompanive huadhënëse të sponsorizuara nga qeveria, Fani Mej dhe Fredi Mak.


Ky ligj krijon një fond prej 300 miliard dollarësh për të mundësuar kredi më të përballueshme për pronarët e shtepive që kanë probleme financiare. Gjithashtu ligji mundëson Departamentin e Thesarit që të zgjerojë mbështetjen për dy kompanitë, Fani Mej dhe Fredi Mak. Këto dy kompani huadhënëse kanë humbur miliarda dollarë si rezultat i mos pagimit të kredive nga kreditorët.//IB

XS
SM
MD
LG