Lidhje

Presidenti Bush shton kompetencat e drejtorit të zbulimit kombëtar


Presidenti Bush nënshkroi një urdhër ekzekutiv për agjencitë e zbulimit duke shtuar kompetencat e drejtorit të zbulimit kombëtar, për të përmirësuar bashkëpunimin mes agjencive të zbulimit.

Në bazë të urdhrit të ri, Mike McConnell që mbikqyr agjencitë e zbulimit, do të ketë të drejtë të hartojë politikat mbi të cilat do të bazohen marrëdhëniet me agjencitë e zbulimit të vendeve të tjera. Më parë një rol i tillë i takonte CIA-s.

Urdhëri i ri ekzekutiv po ashtu përcakton kornizën ligjore të agjencive të zbulimit. Shtëpia e Bardhë tha se udhëzimet e reja lënë të pandryshuar klauzolën që ndalon vrasjet dhe ruan kufizimet mbi eksperimentimet njerëzzore.

Zoti McConnell po ashtu do të jetë përgjegjës për lëshimin e udhëzimeve për grumbullimin, analizimin dhe shkëmbimin e informacionit mes 16 agjencive amerikane të zbulimit.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se vendimi i ri i udhëzon agjencitë e zbulimit të kenë si përparësi grumbullimin e informacionit për terrorizmin ndërkombëtar dhe armët e shkatërrimit në masë.//kh//

XS
SM
MD
LG