Lidhje

Masat e sigurisë në prag të Lojërave Olimpike të Pekinit


Kina po bën të gjitha përpjekjet për të marrë masat e duhura të sigurisë për lojrat olimpike. Synimi është parandalimi i çdo lloj zhvillimi, i brendshëm apo ndërkombëtar, që do të dëmtonte atë që qeveria kineze e shikon si një shans për të bërë emër në skenën ndërkombëtare.

Mijëra njerëz vizitojnë çdo ditë sheshin Tiananmen. Më shumë se një milion vizitorë pritet të kalojnë në këtë shesh gjatë Lojërave Olimpike. Prania e madhe e organeve të sigurisë me uniforma nuk i shqetëson turistët amerikanë.

"Janë shtuar masat e sigurisë për lojrat olimpike dhe kjo është normale. Isha dje tek fshati olimpik. Ai ishte i mbyllur dhe dukej si bazë ushtarake, por kjo duhet pritur," thotë një turist amerikan.


Me ardhjen në Pekin të kaq shumë udhëheqësve botërorë, atletëve dhe njerëzve të famshëm nga e gjithë bota, shtimi i masave të sigurisë nuk është diçka e papritur. Mijëra kamera të fshehta ndihmojnë autoritetet të vëzhgojnë për aktivitete të paligjshme. Më shumë se një mijë policë dhe rezervistë janë vendosur nëpër qytet. Rraketat tokë-ajër ruajnë disa nga mjediset e olimpiadës. Pasagjerët në sistemin e metrosë kontrollohen me kujdes nga rojet e sigurisë, thotë Jia Peng i kompanisë, Metroja e Pekinit

"Gjëja më e rendësishme është sigurimi i metrosë dhe transporti. Në të njëjtën kohë duam të sigurohemi që pasagjerët nuk kanë mjete të ndaluara si për shembull mjete shpërthyese apo helme," thotë Gjia Peng i kompanisë që operon sistemin e metrosë.

Postoblloqet në mbarë qytetin po shkaktojnë probleme me trafikun.

"Si rezultat i lojrave olimpike më është dashur të pres 2-3 orë për të kaluar postobllokun për të hyrë në Pekin. Është një eksperiencë olimpike jo e mirë për mua," thotë një banor.

Trazirat e fundit në pjesë të tjera të Kinës po rrisin tensionin në Pekin. Fshatari Ge Li tregon se si kryeqyteti tibetian Lasa është qetësuar pas dhunës në fillim të vitit.

"Situata në Lasa është shumë më mirë. Më parë ishte shumë keq gjatë trazirave të 14 marsit, por tani gjërat janë më mirë."

Shtypja e protestave në Tibet nxiti protesta që penguan kalimin e Pishtarit Olimpik në disa vende.

Lojrat Olimpike janë ngjarja më e madhe ndërkombëtare për Kinën. Liu Shaou, i cili është në krye të përpjekjeve për sigurinë e lojrave olimpike, thotë se autoritetet janë në gadishmëri për terroristë të huaj.

"Armiqtë e përbashkët të shoqërisë globale...terroristët, do të donin të vinin në një ngjarje kaq madhështore për të bërë realitet objektivat e tyre."

Ai nuk foli për kërcënime specifike, por zyrtarët kinezë kanë thënë se kohët e fundit zbuluan komplote të ekstremistëve mysliman të lidhura me lojrat olimpike në rajonin e largët perëndimor Xinjiang, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me terroristë ndërkombëtar.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se Pekini po e ekzagjeron kërcënimin si justifikim për të shtypur myslimanët Ujgurë. Kina ka shprehur shqetësime se disa ujgurë kanë synime seperatiste dhe marrin pjesë në aktivitete terroriste.

Gjatë lojërave olimpike, autoritetet në Pekin do të bëjnë ç'është e mundur të parandalojnë çdo kërcënimi, të huaj dhe të brendëshëm, që domund të çonte në incidente, të cilat mund të njollosnin shansin e Kinës për të paraqitur një imazh të saj madhështor në botë. //ad//

XS
SM
MD
LG