Lidhje

SHBA: Arsimi dhe Energjia në fushatën presidenciale


Kandidati demokrat për president Barak Obama u përqendrua tek kostoja në rritje e energjisë, ndërsa republikani Xhon Mekein paraqiti planin e tij për reformën në arsim. Senatori Obama tha sot në një takim me elektoratin në qytetin Shën Peterburg të Floridës se familjet amerikane po kalojnë vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Ai po bën thirrje për t'u kthyer taksapaguesve nga 1 mijë dollarë për t'i ndihmuar të përballojnë koston në rritje të energjisë. Kandidati demokrat propozoi që këto para të sigurohen nga fitimet kolosale të kompanive të naftës.

Ndërkohë, zoti Mekein, kandidati republikan kritikoi politikat e zotit Obama për arsimin në një fjalim me organizatën afrikano-amerikane, Lidhja Kombëtare Qytetare. Senatori Mekein tha në takimin në Orlando të Floridës se zoti Obama e ka gabim që kundërshton mbështetjen publike për ndihmën financiare që do të ndihmonte për të paguar për shkollat private. Zoti Mekein tha se qëndrimi i zotit Obama i shkonte për shtat sindikatës së mësuesve, ndërsa fëmijët mbeten në shkolla të dobëta publike. //ad//

XS
SM
MD
LG