Lidhje

Irani: Nuk ka afat për paketën e stimujve të ofruar nga fuqitë botërore


Irani këmbëngul se nuk skadon të shtunën afati për t'iu përgjigjur paketës së stimujve të ofruar nga fuqitë botërore në shmëmbim për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

6 fuqi botërore, ndër të cilat 5 anëtaret e përheshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thanë më 19 korrik se Irani kishte 2 javë kohë për të pranuar paketën e stimujve.

Por ministri i jashtëm i Iranit Manuçer Motaki tha në një konferencë për shtyp në Kolombi të Sri Lankës se Teherani pret përgjigjen e 6 vendeve ndaj parametrave që ka ofruar Irani për bisedimet e mëtejshme. Nuk është e qartë se çfarë masash mund të ndeshë Irani për mosrespektimin e afatit të sotëm.

Nëse Irani pranon ofertën dhe pezullon veprimtarinë bërthamore, 6 vendet thonë se do të ndalin sanksionet ndaj Teheranit. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka premtuar se do të përdorë forcën kundër atyre që ai i quan "armiq" që duan të pengojnë programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit. Në Uashington, zëvendës kryeministri izraelit Shaul Mofaz tha dje se udhëheqësit perëndimor duhet të këmbëngulin që Irani t'i përmbahet një afati kohor. //bsa//

XS
SM
MD
LG