Lidhje

Të rejat në teknologjinë ekologjike


Materiali në vazhdim kushtuar mjedisit, na njeh me të rejat në teknologjinë ekologjike, biznes dhe artikuj që përdorim në jetën e përditshme që nuk dëmtojnë mjedisin dhe njëkohësisht janë efikase për përdoruesit.

Katër mullinj me erë, të lartë sa një ndërtesë 40-katëshe furnizojnë me energji elektrike çdo kompjuter dhe paisje shtëpiake në qytetin e vogël Rokport të shtetit Mizuri, përfshi edhe semaforët e qytetit prej 1,300 banorësh, duke e bërë atë të parin qytet që furnizohet nga energjia e prodhuar nga era.

Duke qenë një pikë e rrahur shumë nga erërat, Rokport shpesh jo vetëm që furnizon veten por prodhon energji të mjaftueshme sa për të furnizuar edhe një qytet tjetër të së njëjtës madhësi.

Për më tepër banorët nuk kanë pse të shqetësohen nga rritja e çmimit të energjisë si rezultat i rritjes së çmimeve të naftës edhe për 25 vitet që vijnë.

Një grup zvicerianësh po ndërton një aeroplan që punon me energji diellore. Aventurierët shpresojnë të shëtisin botën me Aeroplanin e quajtur "Solar Impulse", duke fluturuar ditën dhe natën pa sjellë asnjë ndotje. Aeroplani me krahë 61 metra të gjatë ende nuk është përfunduar. Grupi shpreson ta ketë gati për fluturim nga fundi i vitit. Ana negative është se ka vend vetëm për pilotin.

Ndërkohë këtu në Uashington, Agjencia Amerikane për Ruajtjen e Mjedisit mblodhi afro 1,400 shkencëtarë, udhëheqës të industrisë dhe investitorë për të sjellë disa nga shpikjet më të reja që nuk dëmtojnë mjedisin. Një prej arritjeve ishte objekti që përdor procese biologjike për pastrimin e ujit të ndotur nga kimikatet dhe mbetjet toksike që shpesh përfundojnë në tubacionet e ujit të pishëm.

Drejtuesit e bizneseve i shohin pozitivisht mundësitë për zhvillimin e teknologjive të pastra. Ata besojnë se tregu i lirë ofron zgjidhjet më të mira për ndryshimet klimatike. Nikolas Parker thotë se industria po rritet me 50 përqind çdo vit.

"Besoj se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe agjenci të tjera rregullatore duhet të ndyshojnë pozicionin nga kontrollor të mjedisit, për t'i hapur rrugën zhvillimit të revolucionit të ri industrial."

Parker thotë se industria po investon tek sipërmarrjet me energji të pastër. Ai thotë se janë shtuar teknologjitë që nuk ndotin mjedisin.

Kanë kaluar tre vite që kur uragani Katrina shkatërroi një pjesë të mirë të qytetit Nju Orlins. Megjithëse përpjekjet e rindërtimit nuk kanë ecur shumë shpejt, qyteti po rindërtohet me një teknologji më të avancuar më miqësore me mjedisin falë organizatave si Global Green USA dhe ylli i Hollivudit Brad Pit.

"Ne duhet të ofrojmë rrugë të reja për t'u bërë ballë ndryshimeve klimatike nga të cilat u prek Nju Orlins. Ne duhet të ndryshojmë sistemin tonë."

Global Green USA përdor teknologjinë e fundit miqësore me mjedisin siç janë panelet diellore, sisteme të monitorimit të mjedisit dhe paisje shtepiake efikase. Shtëpitë e reja janë të ndërtuara me teknologjinë e gjelbërt që u mundëson pronarëve të kursejnë deri në 2,500 dollarë në vit në faturat për elektricitetin dhe gazin. //bsa//

XS
SM
MD
LG