Lidhje

Indi: 150 të vdekur, të shtypur nga turma në një kremtim fetar


Policia e Indisë tha se të paktën 145 vetë kanë vdekur, të shtypur nga turma e njerëzve gjatë një kremtimi fetar në pjesën veriore të vendit. Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi kur parmaku prej hekuri afër tempullit Naina Devi u thye, nga që njerëzit po shtyheshin se kush të arrinte i pari në tempull për t’u falur.

Autoritetet thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë të cilët ishin shkelur nga masa e pakontrolluar e njerëzve.

Moti i keq i ka vështirësuar përpjekjet e shpëtimit por zyrtarët thanë se të plagosurit po dërgohen në spitalet e afërme për mjekim. Në ndihmë kanë ardhur edhe helikopterë. Disa nga të vdekurit dhe të plagosurit po zbriten nga mali me teleferik. //ad//

XS
SM
MD
LG