Lidhje

Turqi: Arrestohen 3 persona në lidhje me shembjen e konviktit


Autoritetet turke kanë arrestuar 3 persona në lidhje me shembjen e ndërtesës së një shkolle në Turqinë qëndrore, që shkaktoi vdekjen e të paktën 18 vetëve.

Sipas shtypit turk, drejtori i shkollës, zëvëndësi i tij dhe kryetari i shoqatës që merret me administrimin e ndërtesës u morën dje në polici nën akuzat për moszbatim të rregullave të sigurimit teknik.

Ndërtesa tre katëshe u shemb të premten pasi një rrjedhje gazi shkaktoi një shpërthim duke vrarë 18 vetë e plagosur 27 të tjerë. Me përjashtim të njërit, të gjitha viktimat ishin vajza studente.

Zyrtarët thonë se rreth 45 vajzave mes moshës 8 e 16 vjeç u ishte dashur të qëndronin në këtë ndërtesë ndërsa merrnin mësime mbi Kuranin.

Ndërtesa është pronë e një fondacioni fetar. Ndërkohë po zhvillohen hetime nëse shkolla ishte e regjistruar tek autoritetet. //kk//

XS
SM
MD
LG