Lidhje

Presidenti Bush merr pjesë në përurimin e Ambasadës së re në Kinë


Presidenti Bush bëri sot edhe një thirrje tjetër për lirinë e fjalës në Kinë, para se të shkonte bashkë me udhëheqës të tjerë botërorë në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike.

Duke folur gjatë ceremonisë me rastin e përurimit të Ambasadës së re Amerikane në Pekin, Presidenti Bush tha se shoqëritë që lejojnë shprehjen e lirë të ideve kanë prirjen të jenë më të begata dhe më paqësore.

Presidenti amerikan tha gjithashtu, se kompleksi i madh i Ambasadës Amerikane në Pekin është pasqyrim i marrëdhënjeve të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ai vuri në dukje se edhe Kina hapi ambasadën e saj të re javen e kaluar në Uashignton.

Këshilltari shtetor kinez, Zëvendës-ministri i Jashtëm i Kinës Dai Binguo, i cili mori pjesë në ceremoninë e Pekinit, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi disa çështje të ndjeshme.

Zoti Dai përmendi rolin që ish Presidenti Xhorxh H. Bush, babai i presidentit të tanishëm, kishte luajtur në normalizmimin e marrëdhënieve 30 vjet më parë.//lk

XS
SM
MD
LG