Mijëra njerëz në mbarë botën morrën pjesë në demonstratat kundër Kinës ndërsa Pekini filloi Lojrat Olimpike Verore 2008.
Kina mbajti nën kontroll të rreptë demonstratat sot në Pekin, por protesta u zhvilluan në Indi, Nepal, Turqi, Angli, Francë, Belgjikë, Tailandë dhe Hong Kong.
Në kryeqytetin Ankara të Turqisë, një burrë i vuri flakën vetes jashtë ambasadës kineze gjatë një protestet të ujgurëve etnikë kundër gjëndjes së të drejtave të njeriut në Kinë.
Në Nepal, policia arrestoi më shumë se një mijë tibetianë në mërgim të mbledhur para ambasadës kineze për të protestuar kundër shtyqjes nga ana e qeverisë kineze të protestave në Tibet.
Në Nju Delhi të Indisë më shumë se një mijë tibetianë në mërgim nuk përfillën rreshtjet e shiut dhe u mblodhën përpara ambasadës kineze duke thirur, “Tibeti i Lirë dhe Ndaloni Olimpiadën”. Më pas, policia e armatosur rëndë ndaloi protestuesit të hynin në ambasadë.//lk