Lidhje

Intensifikohen luftimet në Osetinë Jugore


Luftimet u intensifikuan sot ne provincen separatiste te Osetise Jugore ne Gjeorgji per te dyten dite me radhe ndersa avionet luftarake ruse kryen sulme te reja mbi objektivat ushtarake gjeorgjiane. Forcat gjeorgjiane luftuan separatistet ne kryeqytetin Tskhinvali te Osetise Jugore, ndersa tanket ruse dhe makinat e blinduara levizen ne brendesi te qytetit.

Deshmitaret thane se qyteti eshte shkaterruar me trupa pa jete kudo ne rruget e qytetit.

Presidenti i Gjeorgjise, Mikhail Saakashvili tha se forcat gjeorgjiane kane nen kontroll te plote kryeqytetin.

Luftimet shperthyen gjithashtu ne rajonin separatist te Abkhazise ne Gjeorgji. Zyrtaret njoftuan se avionet luftarake ruse goditen objektiva ne Abkhazi ku udheheqesit separatiste thane se po luftojne per te debuar trupat gjeorgjiane nga rajoni.

Zyrtaret gjeorgjiane akuzuan Rusine per ndermarrjen e sulmeve edhe mbi bazat ushtarake gjeorgjiane jo shume larg kryeqytetit Tbilisi dhe per bombardimin e qytetit port te Potit ne Detin e Zi ku gjenden disa cisterna te rendesishme te naftes.

Shkallëzimi i Konfliktit

Rusia dërgoi dje qindra tanke dhe trupa në rajonin e Osetisë së Jugut dhe bombardoi disa qytete të Gjeorgjisë në një shkallëzim të madh të konfliktit ku kanë mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur. Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë tha se aeroplanët rusë sulmuan qytetin port të Potit në Detin e Zi i cili ka një kantier të madh detar.

Televizioni gjeorgjian Rustavi 2, tregoi pamje të qytetit të sulmuar si dhe të plagosur duke u dërguar në spital. Përveq sulmit në qytetin Poti aeroplanët rusë duket se kanë sulmuar edhe bazën ushtarake në periferi të qytetit Poti dhe disa lagje prane asaj baze. Gjeorgjia e cila është një aleate e Shteteve të Bashkuara filloi dje një ofensivë për të rimarrë rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Rusia e cila ka lidhje të ngushta me këtë rajon dhe ka forca paqeruajtëse aty, u përgjigj duke dërguar forca shtesë dhe aeroplanë ushtarakë. Sot ministri i jashtëm i Rusisë tha se rreth 1500 persona janë vrarë në luftime. Ky numër nuk mund të konfirmohet nga burime të pavarura por dëshmitarët që janë larguar nga luftimet thonë se qindra civilë janë vrarë. Ata thonë pjesa më e madhe e kryeqytetit Cvingali është shkatërruar dhe trupat e vrarë mund të shiheshin gjithandej.

Luftimet rrezikojnë të çojnë në një konflikt më të madh ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë. Gjeorgjia e ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetet dhe portet e saj me aeroplanë ushtarakë. Gjeorgjia e cila ka synime për tu anëtarsuar në NATO ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për t'i bërë ballë siç thotë agresionit rus. Konflikti ka të ngjarë të rrisë tensionet edhe ndërmjet Moskës dhe Washingtonit, i cili sipas ministrit të jashtëm rus duhet të mbajë një pjesë të fajit për arsye se ka stervitur dhe ndihmuar trupat e gjeorgjisë.

Dje ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB Zalmai Khalilzad u bëri thirje forcave ruse të tërhiqen nga Gjeorgjia." Ne u bëjmë thirrje forcave ruse të ndalin sulmet me aeroplanë dhe raketa dhe të respektojnë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të tërheqin trupat e tyre nga territori i këtij vendi."

Por sipas ish ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Steven Piper i cili tani është ekpert në institutin Brookings, Rusia nuk ka të ngjarë ti shoh Shtetet e Bashkuara si një palë te paanshme në këtë konflikt." Ndoshta Evropianët mund të shihen si një palë më e balansuar ndërmjet Moskës dhe Tbilisit. Pra evropianët mund të luajnë një rol që Shtetet e Bashkuara do të dëshironin ta kishin por nuk munden ta kenë."

Shkallëzimi i fundit i dhunës në rajonet e trazuara të Gjeorgjisë janë më të lartat deri tani. Zoti Piper thotë se një zgjidhje e shpejtë është shumë e rëndësishme për të gjitha palët.

Osetia e Jugut dhe Abkazia shpallën pavarsinë e tyre nga Gjeorgjia në vitet 1990 dhe që nga ajo në këto rajone ka pasur tensione të herëpashershme.//IB

XS
SM
MD
LG