Lidhje

Bush, Hu takohen para lojës së basketbollit mes dy vendeve


Presidenti amerikan Xhorxh Bush u takua me homologun e tij kinez Hu Gjintao, të dielën para se të ndiqte lojën e basketbollit ndërmjet ekipeve olimpike të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Zyrtari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan, Denis Uilder thotë se bisedimet dypalëshe kishin mbuluar një gamë të gjerë temash, përfshirë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve si dhe eliminimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjatë takimit, zoti Hu shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen të shtunën të një të afërmi të trajnerit të ekipit amerikan të volejbollit për meshkuj. Ai u zotua se Pekini do të zhvillojë një proces të plotë hetimor.

Po sipas zyrtarit Uilder, dy udhëheqësit diskutuan edhe mbi të drejtat e njeriut në Kinë dhe zoti Hu kishte dhënë sinjale se Kina i ka hapur dyert për lirinë e besimit. //bsa//

XS
SM
MD
LG