Lidhje

Vazhdojnë bisedimet për ndarjen e pushtetit në Zimbabve


Presidenti i Afrikës së Jugut Tabo Mbeki po zhvillon bisedime me udhëheqësit politikë të Zimbabvesë në kuadër të përpjekjeve të fundit për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Presidenti Robert Mugabe, udhëheqësi i fraksionit kryesor të opozitës Morgan Çangirai dhe Artur Mutambara, kreu i një fraksioni më të vogël opozitar janë mbledhur të dielën në Harare për bisedime. Sipas medias shtetërore zimbabviane, është arritur marrëveshje për çështjet kryesore. Udhëheqësit e Lëvizjes Për Ndryshime Demokratike nuk e kanë konfirmuar njoftimin. //bsa//

XS
SM
MD
LG