Lidhje

Vazhdojnë luftimet mes forcave gjeorgjiane dhe ruse


Luftimet mes forcave gjeorgjiane dhe ruse vazhduan të hënën, megjithëse Gjeorgjia propozoi një armëpushim.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme gjeorgjiane thonë se rreth 50 avionë luftarakë rusë kryen bombardime në territorin gjeorgjian gjatë natës.

Një komandant i forcave paqeruajtëse ruse i tha agjencisë së lajmeve Interfax sot se forcat gjeorgjiane po vazhdojnë të godasin Tsinkvalin, kryeqytetin e rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Rusia thotë se ka plotësisht nën kontroll kryeqytetin. Moska nuk është përgjigjur dirket ndaj thirrjes së Gjeorgjisë për armëpushim dhe bisedime paqeje.

Po sot, një zëdhënës i ushtrisë ruse i tha agjencisë së lajmeve Interfax se ushtria po përgatitet të dislokojë 9 mijë trupa për të mbështetur forcat e veta në rajonin separatist të Abkazisë.

Agjencia Interfax njofton se Rusia u ka dërguar një ultimatum trupave gjeorgjiane duke u kërkuar që të çarmatosen ose përndryshe të përballen me sulme. //kk//

XS
SM
MD
LG