Lidhje

Presidenti Bush përfundon vizitën 4-ditore në Pekin


Presidenti Xhorxh Bush i dha fund një vizite 4-ditore në Lojrat Olimpike të Pekinit.

Para se të largohej sot, presidenti Bush tha në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC se megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të dy vendet mund të punojnë së bashku.

Zoti Bush tha se për të ishte e rëndësishme pjesëmarrja në Lojrat Olimpike, për të treguar respektin ndaj popullit kinez. Ai ishte dakord me mendimin e shprehur nga gazetari, Bob Costas, se Kina është një shtet autoritar, por shtoi se presidentët e ardhshëm duhet të veprojnë me shpejtësi për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi dhe të sinqerta me udhëehqësit kinezë. Vizita në Pekin e presidentit Bush ishte plot veprimtari sportive dhe politike. Ai shikoi ceremoninë e hapjes së olimpiadës si dhe disa gara sportive. Ai u takua gjithashtu me presidentin e Kinës, Hu Gjin Tao si dhe me udhëehqës të tjerë kinezë.

Presidenti tha se ai kishte ngritur shqetësimet amerikane për çështje, si Tibeti, Sudani, Birmania, Irani dhe Koreja e Veriut gjatë një takimi dje me presidentin kinez Hu Gjintao.

XS
SM
MD
LG