Lidhje

Amerikanët kryesojnë në garat e notit


Notarët amerikanë kanë dominuar edhe sot lojrat olimpike. Michael Phelps vazhdoi garën për të arritur rekordin personal prej 8 medaljesh ari në Lojrat Olimpike.

Phelps mori medaljen e artë në garën stil i lire prej 200 metrash duke vendosur një rekord të ri botëror. 23 vjeçari Phelps tanimë i është bashkuar të famshmëve Carl Lewis dhe Mark Spiczi të cilët kanë nëntë medalje ari.

Amerikanja Naitali Koklin po ashtu mori medaljen e artë në garën 100 metra not shpine. Aaron Peirsol fitoi të njëjtën medalje për meshkuj duke vendosur një rekord të ri botëror.

Australiania Leisel Jones fitoi medaljen e artë në stilin bretkosë, duke vendosur rekord të ri olimpik.

Në garat me qitje me 50 metra, Jin Jong-oh nga Korea e Jugut fitoi medaljen e artë.

Kina po kështu fitoi edhe dy medalje të tjera të arta dje, një në gjimnastikë për meshkuj dhe një medalje tjetër në garën e sinkronizuar 10 metra zhytje për femra. Ekipi kinez i ka fituar të gjitha medaljet e arit në zhytje deri tani. //rd//

XS
SM
MD
LG