Studim mbi gjumin e fëmijëve
Një numër studimesh janë marë me problemet e gjumit
tek të rriturit siç është për shembull apnea ose mungesa e frymëmarrjes në
gjumë, gjendje që mund të çojë në goditje në zemër, hemoragji cerebrale ose
bllokim arterjesh të gjakut në tru. Por shkencëtarët tani po i studiojnë këto
probleme kur ato shfaqen tek fëmijët, madje edhe tek foshnjet.
Ky 6 vjeçar quhet Timi Vali. Si gjithë moshatarët,
ai është energjik, por nëna e tij shqetësohej pasi dukej se ai nuk bënte gjumë
të mirë. Merrte frymë thellë dhe gërhiste ndërsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga
bajamet.
Doktor Sumit Bargava pranë universtitetit Yale, e
vizitoi atë dhe vuri se bajamet i kishte të zmadhuara. Fëmijët që kanë mungesë
frymarrjeje në gjumë ose apnea, thotë doktor Bargava, shpesh kur flenë, mbyllin
pjesërisht ose plotësisht rrugët e frymëmarrjes. Dhe mungesa e frymëmarrjes në
gjumë mund të shkaktojë probleme në zemër e diabet.
Gjatë ditës, fëmijët me apnea mund të mos
përqëndrohen ose mund të tregohen tepër aktivë, por edhe të acaruar. Ata mund
të ndeshen me vështirësi edhe në të mësuar. Prandaj diagnostikimi i hershëm i
apneas ka shumë rëndësi. Kështi Timi
Vali shkoi në spitalin e fëmijëve pranë
universitetit Yale. Gjatë vizitës, atij iu vendosen elektroda në trup
për të matur veprimtarinë e trurit si dhe iu bën analiza për të matur nivelin e
frymëmarrjes. Kur Timin e zë gjumi, kompjuteri fillon të regjistrojë të dhënat
e organizmit. Gjatë këtij procesi, doktor Bargava vuri re se gërhitja tek ky
fëmijë shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e
frymëmarrjes në gjumë tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi
të mos ia heqë bajamet. Por mjekët thanë se do të vazhdojnë mbikqyrin gjumin e
tij.
Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund
të kenë probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta është pak i ndërlikuar.
Sanatha Kasven në spitalin Saint Luke në Denver të Kolorados është specialiste
në laboratorin e gjumit ku nje një kamera fokusohet në sytë e foshnjes për të
parë sesa i thellë është gjumi që bën. Mjekët thonë se dokumentimi i çdo
lëvizjeje të foshnjes në gjumë ka shumë
rëndësi pasi në fund kur të gjitha të
dhënat regjistrohen në kompjuter dhe fillojnë të studiohen, edhe mungesa më e
vogël e një aspekti të lëvizjeve në gjumë, mund të të bëhet shkak për
diagnostikim të jo të saktë.
Foshnjet e
diagnostikuara me një shrregullim gjumi si ato të fëmijëve dhe të rriturve,
mund të trajtohen me operacion. Disa ekspertë mendojnë se trajtimi me oksigjen
eleminon nevojën për shumicën e ndërhyrjeve kirugjike, ndërsa të tjerë thonë se
nëse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjë deformim në rrugët e
frymëmarrjes, atëherë operimi mund të jetë i nevoshëm.
Lidhjet e diabetit me depresionin
Një studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe
depresionit. Studimi i kryer nga shkencëtarët pranë universitetit Xhons Hopkins
në Meriland, thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të
preken nga diabeti dhe anasjelltas.
Shkencëtarët
pranë shkollës mjekësore të
universitetit Xhons Hopkins në Baltimor thonë se disa pacientë mund të kenë
nevojë të trajtohen njëkohësisht për diabet e depresion. Kjo për arsye se gjatë
studimit ata gjetën një lidhje midis këtyre dy sëmundjeve.
Mjekja Sherita Golden dhe një grup shkencëtarësh
vëzhguan 5 mijë pacientë për një periudhë 3 vjeçare. Ata vunë re se pacientët
që nuk flinin mirë ose nuk kishin oreks, të gjitha këto simptoma të
depresionit, ishin më në rrezik të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët pa këto
simptoma. Mjekja Golden thotë se depresioni duket se i parandalon njerëzit për
t'u kujdesur për shëndetin e tyre. Ajo thotë se personat që vuanin nga
depresioni tregohen më pak aktivë dhe hanë më shumë se ç'duhet. Këto qëndrime
shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu vunë re se
personat me diabet të tipit 2 ishin më shumë në rrezik të prekeshin nga
depresioni sesa ata që nuk vuanin nga diabeti.
Rozalin Terborgpen ka vite që vuan nga diabeti dhe vazhdimisht
kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe merr insulinë. Nga gjithë
kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie në dëshpërim e nuk ka
vullnet të bëjë asnjë veprim
Mjekja Golden thotë se persona të tillë që trajtohen
për diabet janë më në rrezik të preken nga depresioni dhe kur preken, kjo
gjendje ndikon në aftësitë e tyre për të luftuar diabetin.