Lidhje

Zbulohet varr masiv në Bosnje-Hercegovinë


Ekspertët mjeko-ligjorë në Bosnje Hercegovinë thonë se kanë hapur një varr masiv ku besohet se ndodhen eshtrat e viktimave të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.


Murat Hurtic, që drejton ekipin mjeko-ligjor tha se varreza masive besohet se ka eshtrat e të paktën 36 viktimave. Zyrtarët thanë se kjo është varreza e dhjetë që është eksploruar në zonën e fshatit të Kamenicës.

Trupat besohet se janë mes viktimave të rreth tetë mijë burrave myslimanë boshnjakë që u vranë nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë. Masakra konsiderohet më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG