Lidhje

Shqipëria dhe komanda e Natos në Kosovë, marrëveshje për kontrollin dhe vëzhgimin e kufirit


Shqipëria dhe komanda e Natos në Kosovë nënshkruan sot një marrëveshje për kontrollin dhe vëzhgimin e kufirit të përbashkët mes dy vendeve.

Marrëveshja e cila përcakton dhe rregullon procedurat operacionale mes palëve u firmos në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ahmet Premci dhe komandanti I KFOR-it Xavier de Marnhac

Zoti Premci tha se me aktin e sotëm do të arrihet një marrëdhënie me cilësore për kontrollin e kufirit, ndërsa komandanti i KFOR-it e cilësoi atë si një moment historik i cili sipas tij dëshmon raportet mjaft të mira që ekzistojnë me autoritetet e Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është vendosja e procedurave të efektshme për bashkëpunimin, koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe KFOR-it, me synim administrimin dhe kontrollin sa më mirë të kufirit për të penguar dhe luftuar trafiqet dhe kontrabandën mes dy vendeve. //rd//

XS
SM
MD
LG