Lidhje

Kina arreston protestues për Tibetin


Shtatë amerikanë dhe një japonez u arrestuan në Pekin pasi zhvilluan një demonstrate afër rrugës kryesore, në zonën ku po zhvillohen Lojrat Olimpike.

Anëtarë të një grupi i njohur si Studentët për një Tibet të Lirë u arrestuan sot menjëherë pasi hapën një pankartë pro Tibetit në një park afër Stadiumit Kombëtar. Pesë protestues u përpoqën të bllokonin hyrjen e parkut me biçikleta.

Një gazetar i televizionit britanik, i cili po mbulonte protestën, u keqtrajtua nga policia, megjithëse ai u përpoq të tregonte kredencialet e tij për të mbuluar lojrat olimpike.

John Ray i televizionit ITV News me seli në Londër u tërhoq zvarrë në një mikrobuz të policisë, ku u mbajt përkohësisht nga policia. Autoritetet konfiskuan pajisjet e tij.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se media duhet të jetë e lirë të njoftojë rreth lojrave olimpike. Një zëdhënës i tij tha se komiteti Olimpik do të bëjë hetime rreth këtij incidenti. //rd//

XS
SM
MD
LG