Lidhje

Vazhdojnë vështirësitë në tregun amerikan të shtëpive


Dy raporte të publikuara sot tregojnë se tregu amerikan i shtëpive vazhdon të ketë vështirësi.


Numri i pronarëve të shtëpive që nuk po paguajnë këstet mujore, duke shkuar kështu drejt humbjes së shtëpive, u rrit në 55 përqind në muajin korrik. Edhe më shumë huamarrës nuk arritën të paguajnë borxhet ndërkohë që çmimet e shtëpive vazhduan të bien.

Gjatë muajit korrik, bankat morrën pronësinë e 77 mijë shtëpive.

Bankat përpiqen t’i shesin këto shtëpi sa më shpejtë, gjë që ka ndikuar në rënien e mëtejshme të çmimeve. Shoqata Amerikane e Shitësve të Shtëpive tha se shitjet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik kanë rënë mbi 16 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Shitjet kanë rënë edhe për shkak të vështirësimit për marrjen e kredive si dhe rënies së ekonomisë.

XS
SM
MD
LG