Lidhje

Kina hedh poshtë kritikat për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit


Një zyrtar i lartë i Pekinit për Lojrat Olimpike theksoi sot se Kina po i plotëson premtime të tilla si të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit, megjithëse në vend ka pasur shtypje të protestave dhe pengesa ndaj medias.


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik reagoi sot ndaj ndalimit të një gazetari britanik që kishte njoftuar për një protestë në favor të Tibetit në Pekin.

Një zëdhënëse tha se komiteti është kundër çdo përpjekjeje për pengesa ndaj një gazetari që po punon brenda rregullave.

Zyrtari i Lojrave Olimpike Wang Wei e mbrojti Kinën duke thënë se vendi i tij kishte caktuar zona të posaçme për protesta, megjithëse organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ata që kanë bërë kërkesa për të protestuar në mënyrë të njëanshme kanë hasur pengesa ose janë ndaluar.

Human Rights Watch i bëri thirrje dje Kinës të lirojë aktivistin 58 vjeçar Ji Sizun për të cilin kjo organizatë thotë se u ndalua të hënën pasi kishte bërë një kërkesë për të demonstruar në Pekin.

Në zonat e caktuara nuk janë mbajtur protestat.

Wang i hodhi poshtë kritikat dhe tha se Lojrat do ta shtyjnë Kinën që të reformohet edhe më shumë.

XS
SM
MD
LG