Lidhje

Kriza në Gjeorgji - Diplomacia në veprim


Presidenti Xhorxh Bush thotë se rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë duhet të mbeten pjesë e Gjeorgjisë.

Presidenti Bush u tha gazetarëve të shtunën se bashkësia ndërkombëtare është shprehur qartë se këto rajone duhet të mbeten brenda kufijve të Gjeorgjisë. Ai paralajmëroi Rusinë se nuk do të ketë diskutime mbi këtë çështje.

Komentet e zotit Bush pasojnë takimin e tij me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs dhe këshilltarë të tjerë të sigurimit kombëtar.

Presidenti Bush i bëri përsëri thirrje Rusisë të respektojë armëpushimin dhe të tërheqë trupat nga Gjeorgjia.

Në zhvillime të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u takua sot me këshilltarët e tij të lartë për të diskutuar qëndrimin që do të mbajnë Kombet e Bashkuara ndaj kofliktit.

Më parë, presidenti rus Dimitri Medvedev nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit që synon të ndalë konfliktin në Gjeorgjinë fqinje.

Zoti Medvedev e nënshkroi dokumentin të shtunën, një ditë pasi u nënshkrua nga Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili. Plani për armëpushim, i negociuar nga Franca kërkon që forcat ruse të tërhiqen në pozicionet e tyre para shpërthimit të luftimeve në rajonin separatist të Osetisë Jugore. //bsa//

XS
SM
MD
LG