Lidhje

6 të vdekur nga stuhitë e forta në Evropë


Stuhi të forta kanë goditur disa pjesë të Evropës, duke shkaktuar 6 të vdekur, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Njoftimet e medias polake bëjnë të ditur se era e fortë e shoqëruar me shira të rrëmbyer ka goditur Poloninë qendrore dhe jugore. Në shumë zona nga era janë rrëzuar telat elektrikë, gjë që ka rezultuar në zjarre. Të paktën 3 vetë gjetën vdekjen dhe 30 të tjerë janë shtruar në spital me lëndime.

Në Itali, një djalë 10 vjeçar vdiq në Torino nga rrufeja dhe një burrë u mbyt nga vërshimi i ujit në Gjenovë.

Një pemë u rrëzua duke lënë të vdekur një grua në Austri.

Njoftimet bëjnë të ditur se breshëri në disa pjesë të Italisë, Polonisë dhe Austrisë ka dëmtuar makina, ndërtesa e struktura të tjera. //bsa//

XS
SM
MD
LG