Lidhje

OKB, BE bien dakord për përgjegjësitë e misionit evropian në Kosovë


Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian nënshkruan sot një dokument, i cili përcakton përgjegjësitë e misionit të ri të BE-së në Kosovë.

Memorandumi i mirëkuptimit, i cili u nënshkrua në Prishtinë, pason vendimin, muajin e kaluar të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, për të zbatuar rikonfigurimin e misionit të OKB-së në Kosovë.

Si Serbia, ashtu edhe Rusia e kanë kundërshtuar me forcë këtë plan. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç u tha gazetarëve dje në Beograd se plani nuk është miratuar ende zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit, Rusia, apo qeveria serbe. //kk//

XS
SM
MD
LG