Lidhje

Rritet shitja e biçikletave elektrike në Paris


Çmimet e larta të naftës dhe bllokimet e trafikut kanë nxitur shumë banorë të Parisit të gjejnë alternativa të tjera udhëtimi përveç përdorimit të transportit të mbingarkuar publik.

Në Francë u shitën vitin e kaluar mbi 10 mijë biçikleta elektrike, në krahasim me 6 mijë që u shitën në vitin 2006. Biçikletat elektrike nisen njëlloj si ato të zakonshmet. Në disa modele, motori fillon të punojë menjëherë sapo fillon t'u japësh pedaleve. Edhe në Gjermani shitjet e biçikletave elektrike pritet të dyfishohen në krahasim me 60 mijë të shitura në vitin 2007. Në Hollandë shitjet u rritën nga 45 mijë në 90 mijë.

Meqenëse energjia elektrike që duhet për ta nisur një biçikletë të tillë për 1,500 kilometra kushton 1,56 dollarë, këto biçikleta e bëjnë udhëtimin shumë të lirë në krahasim me alternativat e tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG