Lidhje

Ilaç që zëvendëson ushtrimet fizike. Teknologji skanimi me pamje 4 dimensionale


Ilaç që zëvendëson ushtrimet fizike
Shkencëtarët po përpiqen të prodhojnë një ilaç që mund të zevendësojë ushtrimet fizike. Ata thonë se rezultatet të eksperimenteve me kafshë në laborator janë shpresëdhënëse.

Ushtrimet fizike i sjellin organizmit shumë ndryshime, përfshi përmirësimin e përdorimit të oksigjenit dhe vënien në veprim të gjeneve që djegin dhjamin a yndyrnat dhe nxisin energjinë. Ka kohë që shkencëtarët kanë ngritur pyetjen; A është e mundur që një ilaç të jetë në gjendje të shkaktojë gjithë këto ndryshime në trup pa kryer ndonjë ushtrim fizik? Dhe përgjigja duket së është, po, të paktën tek minjtë në laborator.

Shkencëtarët provuan dy barna që kopjonin efektet e ushtrimeve fizike dhe panë se forma fizike e kafshëve të trajtuara me to u përmirësua dukshëm. Tek minjtë që iu dha ky ilaç, por që nuk kryen ndonjë veprimtari, forma e tyre fizike u përmirësua 44 përqind, ndërsa tek minjtë aktivë që iu dha ky ilaç gjendja u përmirësua 68 përqind.

Ekspertët thonë se nga ky ilaç mund të përfitojnë njerëzit që nuk lëvizin shumë ose nuk ndjehen në formë të mirë sportive. Por në këtë rast krijohet shqetësimi se ilaçi mund të shpërdoret edhe nga atletë e sportistë gjë që nuk përputhet me rregullat në sport. Autorët e studimit thonë se tani po punojnë për përgatitjen e një analizë gjaku nga e cila mund të zbulohet se kush e ka përdorur këtë ilaç. Ata mendojnë se kjo analizë do të jetë gati në lojrat e ardhëshme olimpike për të kontrolluar nëse atletët janë trajtuar me të ilaçe të tilla. Por disa skeptikë thonë se ende nuk ka prova që të tregojnë se ky ilaç është i efektshëm ose pa pasoja. Ata thonë se nuk ka ilaç që të zevendësojë plotësisht të mirat e ushtrimeve fizike.

Teknologji e re skanimi me pamje 4 dimensionale
Disa spitale amerikane ka filluar të përdoret një teknologji të re skanimi me ultragtinguj nga e cila përftohen pamje 4 dimensionale. Duke siguruar pamje të tillla që janë më të qarta e më të zmadhuara, mjekët janë në gjendje të dallojnë problemet në formën e uterit ose fibroidet, si dhe të kontrollojnë shëndetin e foshnjeve të palindura.

Pamjet 4 dimensionale janë aq të qarta sa që kjo nënë ka në plan t’i ruajë ato në albumin e fotografive të fëmijës që ende s’ka lindur.
Spitali Lady Bird Johnson (LBJ) në Teksas është një prej qëndrave të para mjekësore e pajisur me aparate skanimi me ultratringuj që lejojnë mjekët të shohin pamje 4 dimensionale të një organi të brendshëm. Kështu, Patrisha Diaz, shtatzëne, arriti të shohë për herë të parë foshnjen e saj nëpërmjet kësaj teknologjie. Kristi Majers thotë se aparatet e skanimit me ultratinguj me pamje dy dimensionale, mjekët i përdorin për informata, ndërsa aparati 4 dimensional është thjesht 3 dimensional por me lëvizje.

Këto fotografi të qarta kanë bërë që aparati 4 dimesional të bëhet objekt debatesh në qarqet mjekësore. Janë aparate të tilla lojra apo të nevojëshme për mjekësinë? Mjekja Xhoan Mastrobatista thonë se imazhet 4 dimensionalë mund të zbulojnë defekte tek foshnja e palindur, defekte që nuk mund të shihen me aparate të tjera të skanimi. Spitali LBJ ka 5 vjet që e përdor këtë teknologji të re me ultragtinguj me pamje 4 dimensionale, e cila është zbuluar 10 vjet më parë. Por vetëm kohët e fundit kjo paisje ka gjetur përdorirm të ri si për shembull për të zbuluar problemet me formën e uterit ose fibroidet. Ekspertët thonë se edhe pse uteri dhe firboidet mund të shihen me paisje ultratinguj 2 e 3 dimensionalë, me teknologjinë e re 4 dimensionale, pamjet janë edhe më të qarta e më të zmadhuara.

Mjekët paralajmërojnë se gratë shtatzëna nuk duhet të kërkojnë të skanohen me ultratinguj 4 dimensionalë vetëm për të marrë fotografi. Megjithëse skanimi me këtët teknologji nuk sjell ndonjë efekt anësor, një studim arriti në përfundimin se skanimi i shpeshtë me ultratinguj mund të krijojë një rrezik të vogël në afektimin e trurit të foshnjes së palindur. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që skanimi me ultratinguj të kryhet vetëm në ato qëndra mjekësore ku gradimi i aparatit vëzhgohet e kryhet me kujdes.

XS
SM
MD
LG