Lidhje

Kujtohen viktimat e sulmeve në selinë e OKB-së në Bagdat


Kombet e Bashkuara përkujtuan sot 20 personat e vrarë në sulmin ndaj selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdat para 5 vitesh.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun tha me këtë rast në Nju Jork se personat e vrarë ishin heronj të vërtetë.

Ndër personat e vrarë gjatë atij sulmi ishte edhe kreu i misionit të OKB-së në Irak, Serxho Viera de Mello, ndërsa më shumë se 150 persona të tjerë u plagosën.

Zoti Bank ki Mun bëri komente në një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm anëtarë të familjeve të të vrarëve dhe persona që mbijetuan.

Ndër të tjera zoti Ban vuri theksin edhe te rreziku me të cilin përballen punonjësit e Kombeve të Bashkuara dhe përsëriti zotimin për përmirësimin e sigurisë së tyre.

Gjatë ceremonisë u ekzekutua një pjesë klasike e quajtur “Kënga pa Kufij” e cila ishte kompozuar për këtë rast.

Një ceremoni tjetër me këtë rast u mbajt edhe në selinë e OKB-së në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG