Lidhje

SHBA mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë


Presidenti Xhorxh Bush thotë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin fuqishëm përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qendrojnë përkrah qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Gjeorgjisë. Ne kembëngulim që sovraniteti dhe integriteti territorial i gjeorgjisë të respektohet.”

Në një demostrim solidariteti me popullin gjeorgjian, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka filluar transportimin e ndihmave humanitare për popullin gjeorgjian. Presidenti Bush thotë se ndihma nuk duhet të pengohet.

“Ne presim që Rusia të respektojë angazhimin e saj për lejimin e dergimit të të gjitha ndihmave humanitare.”


Rusia ka theksuar se ndryshimi i qeverisë në Gjeorgji nuk është synimi i sajë, thotë presidenti Bush. Shtetet e Bashkuara dhe bota presin që Rusia të respektojë këtë qendrim. //kh//

XS
SM
MD
LG