Lidhje

Senatori Obama ka vendosur për kandiadatin për nën presidenti


Kandidati demokrat për president, Barak Obama, tha se ka zgjedhur kandidatin e tij për nënpresident, por nuk është ende gati ta bëjë të ditur emrin e tij.

Senatori Obama i bëri komentet për gazetarët dje gjatë fushatës në shtetin e Virxhinias. Ai tha se njoftimi i emrit të kandidatit do të bëhet deri të shtunën, dy ditë para fillimit të Kuvendit të Partisë Demokrate në Denver të Kolorados.

Ndërkohë, zoti Obama kritikoi rivalin republikan Xhon Mekein si të shkëputur nga realiteti ekonomik, pasi senatori nga Arizona pranoi në një intervistë se ai nuk e di se sa shtëpi ka në pronësi ai dhe gruaja e tij Sindi.

Fushata e zotit Mekein u përgjigj duke thënë se zoti Obama fitoi më shumë se katër milionë dollarë vitin e kaluar dhe bëri pushime në një plazh privat në Havai.

Asnjëri prej kandidatëve nuk kanë planifikuar takime fushate për sot.

XS
SM
MD
LG