Lidhje

Një tjetër avion i Spanair-it bën një ulje të paparashikuar


Autoritetet spanjolle thonë se një avion udhëtarësh i shoqërisë ajrore Spanair bëri një ulje të paparashikuar.

Spanair është kompania, një avion i së cilës shpërtheu në flakë duke shkaktuar vdekjen e 154 vetëve.

Autoritetet thanë sot se avioni u ul pa probleme në qytetin jugor të Malagës pasi piloti vuri re një problem teknik. Avioni me 141 udhëtarë në bord po udhëtonte nga Barcelona për në ishujt Kanarie të Spanjës.

Ndërkohë, sipas njoftimeve nga Spanja, autoritetet që hetojnë rreth katastrofës së avionit të rrëzuar kanë marrë në pyetje mekanikun i cili dha lejen për nisjen e tij. Mekaniku i kishte bërë riparime një matësi difektoz të temperaturës së ajrit i cili e detyroi pilotin ta anulonte ngritjen e avionit.

Kur po ngrihej përsëri në ajër, aeroplani doli nga pista, u përplas dhe shpërtheu në flakë. //bsa//

XS
SM
MD
LG