Lidhje

Sondazhet: Ekonomia - çështja më e rëndësishme në zgjedhje


Nga një sondazh me delegatët që marrin pjesë në Kuvendin e Partisë Demokrate del se çështja më e rëndësishme për ta në zgjedhjet presidenciale do të jetë ekonomia.

Sondazhi i realizuar nga rrjeti televiziv CBS dhe gazeta Nju Jork Tajms para fillimit të kuvendit, thotë se 70 përqind e delegatëve të pyetur e vënë ekonominë dhe vendet e punës në krye të çështjeve të fushatës presidenciale në shtetet e tyre.

Lufta në Irak dhe sigurimi shëndetësor janë ndër çështjet e tjera që tërheqin vëmendjen e tyre.

Sondazhi tregon se qëndrimet e delegatëve janë shumë të afërta me votuesit në mbarë vendin.

Delegatët që morën pjesë në sondazh mendojnë se qeveria duhet të ofrojë sigurim të përgjithshëm shëndetësor, edhe nëse kjo do të nënkuptonte rritjen e taksave. Delegatët gjithashtu e quajtën të keqe gjendjen e ekonomisë së vendit.


Ata janë në një mendje përsa i përket kundërshtimit të luftës në Irak dhe pothuajse të gjithë u shprehën se dëshironin uljen e trupave amerikane atje por ata nuk pajtohen në mënyrën se si duhet të bëhet tërheqja. Disa mendojnë se duhet një tërheqje graduale ndërsa të tjerë preferojnë një tërheqje të menjëhershme. //rd//

XS
SM
MD
LG