Lidhje

Nënpresidenti Dik Çejni do të vizitojë Gjeorgjinë dhe Ukrainën


Presidenti Bush po dërgon nënpresidentin Dick Cheney në Gjeorgji dhe Ukrainë, shenjë kjo e mbështetjes diplomatike amerikane për vendet e tronditura nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Gjeorgji.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se zoti Cheney do ta fillojë turneun e tij javën e ardhshme me ndalesa në Azerbaijan, Gjeorgji, Ukrainë dhe Itali.

Në zhvillime të tjera sot, Pentagoni tha se një numër i madh i ushtarëve rusë vazhdon të qëndrojë në Gjeorgji megjithë premtimin e presidentit Medvedev javën e kaluar se trupat do të tërhiqen. Një zëdhënës i Pentagonit tha se Rusia nuk po u përmbahet zotimeve të saj për tërheqje.

Ndërkohë, njoftohet se forcat ushtarake të Gjeorgjisë dhe ato të Osetisë jugore, të përkrahura nga Rusia, shkëmbyen zjarr për marrjen e një fshati në kufi me këtë rajon separatist. Zyrtarët gjeorgjianë akuzuan osetasit se po përpiqen të krijojnë një incident si pretekst për marrjen e fshatit ndërkohë që osetasit thonë se fshati është i tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG