Të dyja dhomat e parlamentit rus miratuan njëzëri rezoluta ku bëhet thirrje për njohjen e dy rajoneve separatiste gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkazisë si shtete të pavarur.
Kryetari i Dhomës së Ulët, Boris Grizlov u tha sot deputetëve se Kaukazi do të jetë gjithmonë në zonën e interesave strategjike të Rusisë.
Shtetet e Bashkuara i quajtën rezultat e parlamentit “të papranueshme”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit
theksoi përsëri nevojën që Rusia të respektojë tërësinë territoriale dhe
sovranitetin e Gjeorgjisë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në Tbilisi, Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili deklaroi në mbledhjen e
kabinetit se rezolutat në fjalë janë një përpjekje e Rusisë për të pushtuar
territorin e Gjeorgjisë sipas një plani që synon rikrijimin e Bashkimit
Sovjetik.
Në Berlin, kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje presidentit rus t’i hedhë
poshtë rezolutat.